Lëshohet rruga Hani i Elezit-Ferizaj për mjete të rënda të komunikacionit

Prishtinë, 9 janar - Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se rruga Hani i Elezit - Ferizaj dhe anasjelltas është lëshuar për qarkullim edhe për mjete të rëndë të komunikacionit.
Qarkullimi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale po vazhdon të përmirësohet, ndërsa ekipet e MI-së po vazhdojnë të monitorojnë dhe punojnë me kompanitë e kontraktuara në mirëmbajten e rrugëve, në mënyrë që komunikacioni të zhvillohet normalisht.