Lëndohet një person në incidentin me helikopter në Aeroportin e Prishtinës
Në këtë aksident, për fat të mirë, nuk ka pasur viktima, ndërkaq një person i lënduar është dërguar në spital, kurse tre personat e tjerë kanë shpëtuar pa lëndime.
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), bazuar në kompetencat e saj dhe në mbështetje të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), ka arritur në vendngjarje dhe ka filluar hetimet.
Pas përfundimit të hetimeve, Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike, i cili vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, do të dalë me raport rreth ngjarjes.