Lëndohen 3 punëtorë në urën e autostradës “Arbën Xhaferi”
Prishtinë, 26 tetor - Në orët e paditës ka ndodhur një rrëshqitje e pjesërishme e një vinçi në hapësirat punuese të autostradës “Arbën Xhaferi”, konkretisht në segmentin e fundit të pjesës së urës.
Me këtë rast, kanë pësuar lëndime 3 punëtorë, për të cilët Ministria e Infrastrukturës thekson se është informuar se kanë marrë lëndime të lehta.
Me qëllim të sigurisë në komunikacion gjatë intervenimit të ekipeve përkatëse, rruga nacionale N2, që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit dhe pikën kufitare me Maqedoninë, do të bllokohet për një periudhë kohore prej 3 orëve.