Lekaj premton financimin e projekteve rrugore te Drenasit dhe Skenderajt
Prishtinë, 16 nëntor - Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin dhe atë të Drenasit, Ramiz Lladrovci, me të cilët zhvilloi një bisedë miqësore e të përzemërt.
Jashari e Lladrovci fillimisht i uruan ministrit Lekaj pozitën dhe suksese ne punë, ndërsa ministri Pal Lekaj i falënderoi të dy kryetarët për vizitën e sotme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe i uroj për zgjedhjen e tyre në krye të komunave respektive.
Ai bisedoi me kryetarët e Skenderajt dhe të Drenasit për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për çështjet e infrastrukturës rrugore, me ç’rast ministri Lekaj u zotua se do t’i shikojë mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe do tu qendrojë pranë me mjete buxhetore për projektet rrugore që janë me rëndësi për ketë rajon.