Lekaj dhe Erden, bisedojn për edukimin e kuadrove të reja
Prishtinë, 15 nëntor - Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti drejtorin e kolegjit “Mehmet Akif”, Mustafa Erden, me të cilin bisedoi lidhur me punën e këtij kolegji, i cili ka objektiv të përhershëm ka ofrimin e kushteve sa më të mira për mësim dhe përgatitjen e kuadrove cilësore në fushën e dijeve.
Në takim, ministri Lekaj dhe mysafiri i tij, Mustafa Erden, biseduan për nevojën e vazhdimit të mbështetjes për edukimin e kuadrove të reja, të cilët do të mund ta japin kontrobutin e tyre të plotë për zhvillimin e Kosovës.
Për cilësinë e mësimit në kolegjin “Mehmet Akif”, që është shkolla e parë private në Kosovë, flet fakti se nxënësit kosovarë po marrin medalje gjithandej botës, për dije të gjuhëve të huaja dhe për njohuritë në lëmin e shkencës.
Në fund të bisedës, ministri Lekaj dhe Erden thane se edhe në të ardhmen mbështetja dhe bashkëpunimi i ndërsjellë nuk do të mungojnë.