22 Dhjetor 2024

Lejohet qarkullimi i automjeteve mbi 12,5 tonë

Prishtinë, 26 korrik - Ministria e Transportit dhe Post-Telekomit njofton se nga sot me datë 26.07.2010, për shkak të ndryshimit të kushteve klimatike, përkatësisht uljes së temperaturave, shfuqizon përkohësisht Urdhëresën e datës 22.07.2010 me numër protokolli 964/10 e cila ka ndaluar  përkohësisht qarkullimin e automjeteve mbi 12,5 tonë, në rrugët magjistrale dhe rajonale të Kosovës.
 

Deri në një vendim tjetër, qarkullimi i të gjitha automjeteve do të zhvillohet i lirë dhe pa kufizime në të gjitha akset rrugore të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)