25 Dhjetor 2024

LDK: Të ndalet shkatërrimi i hekurudhave të Kosovës

Prishtinë, 21 shkurt - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shpreh shqetësimin e saj me keqmenaxhimin dhe keqpërdorimet në dy ndërmarrjet publike, ‘Infrakos’ që menaxhon me infrastrukturën hekurudhore dhe ‘Trainkos’ që menaxhon me trenat.

"Larg vëmendjes së publikut, këto dy ndërmarrje po shërbejnë për punësimin e militantëve dhe familjarëve të zyrtarëve të PDK-së, pa asnjë kriter dhe pa asnjë nevojë për kompaninë. Shumica e militantëve të punësuar nuk kanë arsim dhe përvojë adekuate."

"Si rezultat, personat kyç në këto kompani nuk kanë njohuri elementare për funksionimin e hekurudhave. Ka punëtorë, militantë të PDK-së nga komunat e ndryshme, që janë në listën e pagave por që nuk paraqiten fare në punë", thekson Këshilli i Ekspertëve për Ekonomi i LDK-së.

Këto ndërmarrje publike sipas LDK vuajnë nga mungesa e investimeve kapitale, pasi kjo qeveri nuk e ka pasur prioritet transportin hekurudhor.

“Strategjia për transportin multimodal” e aprovuar më 2009 është injoruar tërësisht. Studimi i fizibilitetit i financuar nga fondet IPA nuk është marrë parasysh. Si rezultat, Kosova është vonuar në plotësimin e obligimeve që dalin nga “Traktati i Transportit”.

Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se kjo gjendje është e patolerueshme dhe fton Auditorin e Përgjithshëm dhe organet përgjegjëse të ndërmarrin masat adekuate në përputhje me ligjin.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se transporti hekurudhor ka efekte të mëdha anësore në mbarë ekonominë. Prandaj, në qeverisjen e ardhshme LDK-ja do të ketë prioritet rritjen e transportit hekurudhor, lidhjen e plotë të Kosovën me rajonin dhe plotësimin e standardeve evropiane në këtë lloj të transportit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)