22 Dhjetor 2024

LDK: Neglizhenca në punët e autostradës e dëmton ekonominë

Prishtinë, 3 gusht - Grupi i ekspertëve të ekonomisë të Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK) shpreh shqetësimin për neglizhencës që po tregon Qeveria në menaxhimin e projektit të autostradës Morinë-Merdar.

Kjo neglizhencë sipas LDK-se ka të bëjë me mos-zgjedhjen e kompanisë mbikëqyrëse të punimeve të autostradës, kushtet e rënda në të cilat punojnë punëtorët kosovarë dhe mos angazhimi i kompanive vendore në këtë projekt.

LDK e ka ngritur vazhdimisht zërin për mungesën e transparencës ndaj qytetarëve lidhur me këtë kontratë, për të cilën ndahet rreth 30% e buxhetit të shtetit për tri vitet e ardhshme.

Mënyra se si qeveria po e menaxhon këtë projekt sipas kesaj partie tregon qartë se mos transparenca është e qëllimshme.

\"Qeveria nuk mund të arsyetojë para qytetarëve të saj se një punëtorë krahu nga Kosova paguhet 0.90 euro cent për orë pune, në ndërkohë që qeveria i paguan kompanisë 13 herë më shumë për secilën orë pune sa paguhet punëtori.\"

Qeveria po ashtu sipas LDK-se nuk mund të arsyetojë faktin se nga buxheti ajo po paguan 4 herë më shtrenjtë çdo metër kub dhe të hequr nga kompanitë vendore në aksin e kësaj autostrade.  

LDK vlerëson se patriotizmi ndaj vendit tregohet pikë së pari me politika të mençura që i shkojnë në interes vendit dhe qytetarëve.

\"U bënë më shumë se një vit prej se kanë filluar punimet në ndërtimin e autostradës, por ende Ministria e Infrastrukturës nuk ka arritur që të zgjedh kompaninë përgjegjëse për mbikëqyrjen e punimeve në segmentin e parë të autostradës Morinë-Merdar.\"

LDK vlerëson se një praktikë e tillë e kryerjes se punëve në infrastrukturën rrugore të Kosovës, ndikon negativisht jo vetëm në cilësinë e punimeve, por ka ndikim të drejtpërdrejt në ngritjen e shpenzimeve buxhetore dhe në këtë mënyrë ndikon në varfërimin e gjepave të kosovarëve.

LDK kërkon që Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës të zgjedh sa më parë një kompani mbikëqyrëse, e cila duhet të mbikëqyrë tërë aksin rrugorë që është ndërtuar dhe që po ndërtohet, dhe jo të koncentrohet vetëm në mbikëqyrjen e pjesës që do të ndërtohet tash e tutje.

LDK vlerëson se kushtet në të cilat punojnë punëtorët kosovarë në këtë segment janë jashtëzakonisht të vështira. Në këtë punishte, punëtorët kosovarë përballen me një orar tejet të zgjatur.

Ata punojnë 12 orë pa ndërprerë dhe për punën që e bëjnë paguhen vetëm 0.90 deri në 0.95 euro cent për orë. Ndërsa nga buxheti i Kosovës, pagat e punëtorëve të tillë parashihen rreth 12 Euro për orë, që është për 13 herë më shumë.

\"Këto çmime bazohen në kontratën e autostradës të cilën Qeveria asnjëherë nuk e ka bërë publike, por që LDK e ka siguruar. Këta punëtorë kanë vetëm 3-4 ditë në muaj pushim duke punuar kështu mbi 300 orë pune në muaj, në vend të rreth 260 orëve sa janë standardet ndërkombëtare.\"

LDK vlerëson se Qeveria e Kosovës, si palë kontraktuese, si dhe kompania ndërtuese, duke mos bërë asgjë për përmirësimin e kushteve të punës për punëtorë e angazhuar në këtë projekt, janë duke bërë shkelje flagrante të Ligjit të Punës. LDK pret që BSPK do të ngritë zërin për këta punëtorë edhe pse ata nuk janë anëtarë të kësaj sindikate.

LDK vlerëson se efektet multiplikative në ekonominë vendore nga shpenzimet buxhetore në këtë projekt madhor nuk po ndihen pothuajse fare. Kjo për arse se firmat vendore që janë të kontraktuara nga kompania Bechtel-Enka kryejnë disa punë shumë minore, kryesisht në transportin e dheut dhe për këtë gjë ato paguhen me 0.90 euro cent për metër kub.

Ndërsa nga buxheti i Kosovës, Bechtel-Enka paguhet nga 3.82 Euro për metër kub, që është për 4 herë më shumë. Në vend se të angazhohen kompanitë vendore, Bechtel-Enkta (me aprovimin e heshtur) të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka angazhuar në mes tjerash edhe firma rumune, nga një vend që shumë zëshëm e kundërshton pavarësinë e Kosovës.

\"Shpenzimet nga buxheti shtetëror dhe nga donatorët të bëra në vitin 2009 për të certifikuar shumë kompani vendore për punë në projekte infrastrukturore, siç është autostrada, pothuajse kanë shkuar kot.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)