23 Dhjetor 2024

LDK e VV kërkojnë pezullimin e shitjes së PTK-së

Prishtinë, 12 prill - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetënvendosje (VV) kanë kërkuar pezullimin e shitjes së Post-Telekomit të Kosovës për 227 milion euro, sa u ofrua të premten nga një kompani gjermane për blerjen e 75% të hises së kompanisë.

LDK-ja përmes një komunikata thotë se shitja e aksioneve të PTK-së për këtë çmim paraqet falje të kompanisë më profitabile në Kosovë, e cila vetëm në 5 vitet e fundit i ka derdh në buxhetin e shtetit 320 milion euro.

Lidhja Demokratike thotë se qeveria nuk ka marr bekimin e parlamentit për të privatizuar Post-Telekomin.

Në të njëjtën frymë argumenton edhe Lëvizja Vetëvendosje shitjen e shumicës së aksioneve në PTK, pasi konsideron se procesi i privatizimit ishte manipuluar, dhe pa vendim të parlamentit.

Sipas Lëvizjes Vetevendosje, qeveria nuk ka sjell asnjëherë në kuvend vendimin për privatizimin e post-telekomit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)