LDD kundër privatizimit t ë PTK -ës
Prishtinë, 28 qershor - LDD i ka bërë kërkesë Kuvendit të Kosovës që të stopojë procesin e privatizimit te Postë-Telekomit të Kosovës. Sipas nënkryetares së LDD-së Besa Gaxheri PT K-ja, është kompani profitabile dhe më e suksesshmja në vend.
Ajo ka shtuar se PTK është tatimpaguese numër një ne Republikën e Kosovës, ka prefiks të vetin dhe njëherit është edhe konkurrente e operatoreve ilegal që tash e 11 vjet veprojnë në Kosovë e cila ka më shumë së 4 mijë të punësuar.
Për këtë arsye LDD- I bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe faktorëve relevant që mos të lejohet privatizimi i kësaj kompanie.