23 Dhjetor 2024

LB: Reciprociteti nuk duhet aplikohet me Luginën e Preshevës

Prishtinë, 25 dhjetor - Pas miratimi të tarifave të policave kufitare me Serbinë, të cilat do të jenë me çmim reciprok me ato të Serbisë, Lëvizja për Bashkim (LB) ka kërkuar që të mos e ketë tarifa të policave kufitare për shqiptarët e tre komunave Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Kjo masë e ndërmarrë nga ana e Qeverisë së Kosovës sipas LB-së e dëmton rëndë interesin e drejtpërdrejtë të qytetarëve të Kosovës Lindore, respektivisht qytetarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.

"Kjo masë e ndërmarrë nga ana e Qeverisë së Kosovës ndikon shumë keq në raportet dhe në komunikimin në mes të shqiptarëve të Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës Lindore, po ashtu kjo tregon edhe një herë se kjo qeveri e ngatërron, nuk e di apo nuk dëshiron ta dijë se ka interesa shtetërore, por ka edhe interesa kombëtare, të cilat shpesh nuk përputhen ndërmjet veti", kanë thënë drejtues të LB-së.

Lëvizja për Bashkim kërkon nga qeveria e Kosovës që nga kjo masë të lirohen qytetarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës të cilët kalojnë nëpër pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, ashtu siç ka bërë shteti serb me përjashtimin e pikat kufitare të veriut të Kosovës nga po e njëjta masë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)