25 Dhjetor 2024

Lansohet softueri për pagesën online të policave të sigurimit

Prishtinë, 17 maj - Në përpjekjet për të eliminuar pritjet në kalimet kufitare për pjesëtarët tanë të diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Policinë e Kosovës dhe Byronë Kosovare të Sigurimeve, do të lansojnë softuerin për pagesën online të policave të sigurimit.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: zv. Kryeministri/Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, Drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda dhe drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli.
 
Pas inspektimit dhe demonstrimit të softuerit, do të ketë edhe prononcim për media dhe mundësi për pyetje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)