Lansimi i linjave të reja fluturuese forcon lidhjet ekonomike
Prishtinë, 14 dhjetor - Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu u takua me përfaqësuesit e aviokompanisë Air Arabia e cila shpalosi mundësitë e reja që kanë lindur nga investimet e fundit të kësaj avio-kompanie në Kosovë.
Me këtë rast Gerxhaliu tha se një ndër mundësitë që duhet të shfrytëzohet për të promovuar vlerat e Kosovës, përmirësimin e imazhit si dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të tjera pa mëdyshje i takon turizmit dhe krejt asaj që ndërlidhet me turizmin.
"Bota është në lëvizje dhe përfitimet nga këto shërbime janë vërtetë të shumëfishta dhe turizmi sot është shëndruar në një industri mjaftë të fuqishme që ndikon në mënyrë substanciale në zhvillimin e vendeve të ndryshme dhe kjo formë duhet të jetë model edhe për ardhmerinë ekonomike të Kosovës, theksoi ai.
Aviokompania e parë low-cost në lindjen e mesme, Air Arabia ka lançuar suksesshem linjën e parë të rregullt midis Prishtinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.
Air Arabia tani më lidh Prishtinën me aeroportin e Sharjahës që gjindet vetëm 20 minuta larg nga qyteti i Dubai direkt në vetëm 5 orë .
Fluturimi realizohet me aeroplan të ri modern Airbus 320 me 84 centimetra distance komforte midis ulëseve, çdo të Hënë dhe të Enjte me nisje nga Prishtina ne orën 13:30 kurse nga Sharjah në orën 09:30 nga. Fluturimi është direkt dhe nuk ndalon në asnje vend tjeter.
Fluturimet e lira Prishtinë - Sharjah janë një aset i çmueshem për turizmin dhe ekonominë Kosovare, theksoi Albion Idrizi, menaxher i Air Arabia për Ballkan.
Idrizi me tutje tha Sot mund të fluturosh nga minus 10 shkallë celsius në Prishtinë në +28 shkallë celsius në Dubai për vetëm 199 euro vajtje-ardhje. Këtë e mundëson vetëm Air Arabia, kompania që ka fituar shumë çmime ndërkombëtare për cilesi në shërbim dhe efikasitet në operim.
Kjo aviokompani përfaqësohet nga VAS Group, operatori i njohur regjional i udhëtimeve me rrjet të gjërë të shitjes në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.
Ne kemi një shumëllojshmëri të produkteve për Dubai dhe gjithë Emiratet e Bashkuara. Klienti sot mund të udhëtojë në këtë vend të bukur për arsye të ndryshme si pushim në plazhë, udhëtim kulturor, shoping, afarizëm apo për të vazhduar në njërën nga 65 distinacionet tjera që i ofron Air Arabia gjatë tërë vitit tha z. Fisnik Dragusha, menaxher i shitjes në VAS Kosova.
Edhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu mirëpriti instalimin e fluturimeve direkte nga Kosova për në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai shtoi Kosova do të përfitojë dyfish. Tani me linjen e re ajrore për në Sharjah Kosova bëhet një destinacion i ri për turistët dhe investitorën nga Emiratet e Bashkuara Arabe, gjë që do të kontribojë pozitivisht në rritjen e ekonomisë kosovare. Por njëkohësisht edhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të bëhen një destinacion i rëndësishëm për afaristët dhe turistën kosovar sepse në këtë shtet mundesitë për biznes dhe atraksion janë pafund.
Në këtë takim u bisedua edhe mundësia e organizimit të një udhëtimi informues në EBA në Janar për anëtarët e OEK-ut për të fortësuar lidhjet ekonomike mes këtyre dy shteteve.