25 Dhjetor 2024

Kuvendi debaton për formimin e komisionit hetimor për PTK

Prishtinë, 7 nëntor - Pas një pushimi tre javorë për shkak të fushatës parazgjedhore, Kuvendi i Republikës së Kosovës sot vazhdon seancën plenare në të cilen si pikë e rendit të ditës do të jetë formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit të 75 % të aksioneve të Postë Telekomit të Kosovës (PTK).

Në këtë seancë është paraparë edhe shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, shqyrtimi i Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Po ashtu, do të shqyrtohet Projektligji për aktet normative, shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Pronës, si dhe pritet të emërohen anëtarët e Organit Përzgjedhës të Pavarur për zgjedhjen e kryesuesit dhe anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)