Kusari Lila përuron katër rrugë me rëndësi të veçantë për Gjakovën
Gjakovë, 14 janar - Sot kryetarja e Komunës, Mimoza Kusari-Lila, bashkë me përfaqësues të Komunës së Gjakovës ka marrë pjesë në përurimin e katër rrugëve në zonën urbane dhe në atë rurale të Gjakovës.
Fillimisht kryetarja së bashku me qytetarë dhe bashkëpunëtorë ka përuruar rrugët Dukagjin Vula dhe Xhafer Thaqi, në Lagjen Piskotë të Gjakovës. Me këtë rast kryetarja ka folur për rëndësinë që ka zhvillimi i infrastrukturës në këtë pjesë të qytetit dhe në tërësi për komunën.
Ndërtimi i këtyre dy rrugëve është më një rëndësi të veçantë pasi që do të përmirësoj jetën e banorëve si dhe do të ndikoj në lidhshmërinë me pjesët tjera të qytetit duke lehtësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve për qarkullim nëpër shkolla, vende të punës dhe në institucione tjera ka thënë Kryetarja Mimoza Kusari-Lila.
Ajo më tutje ka theksuar shumën që janë shpenzuar për ndërtimin e këtyre dy akseve rrugore në vlerë prej mbi 153 mijë euro duke shtuar do të vazhdojë tutje në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Komunën e Gjakovës.
Një kënaqësi të veçantë sot e kanë përjetuar edhe banorët e dy lagjeve të fshatit Devë të Komunës së Gjakovës.
Kryetarja Mimoza Kusari-Lila, në këtë lokalitet fillimisht ka përuruar rrugën në lagjen Bobaj e gjatë prej 2.2 kilometra me vlerë të investimit prej 160 mijë euro si dhe rrugën në lagjen Asllanaj me gjatësi prej afro 300 metra në vlerë prej 37 mijë euro.
Të investosh në zonën rurale do të thotë se komuna po e shtrinë veprimin e sajë në modernizimin dhe urbanizimin e lokaliteteve të thella të cilat kanë edhe një rëndësi të veçantë pasi që i takojnë edhe zonës ndërkufitare me Shqipërinë ka theksuar Kusari-Lila.
Me ndërtimin e këtyre rrugëve po krijohen kushte gjithnjë e më të favorshme për një mirëqenie më të mirë për banorët e Komunës së Gjakovës.
.