Kubë: Rrëzohet avioni me 68 vetë në bord
Havana, 5 nëntor - Në Kubë është rrëzuar një avion pasagjerësh me së paku 68 vetë në bord. Sipas të dhënave të mediave shtetërore, forcat e shpëtimit kanë gjetur ndërkohë viktimat e para.
Ndërkohë edhe autoriteti i aviacionit civil ka kumtuar se nuk ka asnjë të mbijetuar nga fatkeqësia. Në bord kanë qenë edhe 28 të huaj, ndër ta edhe dy gjermanë.
Avioni i shoqërisë \"Aero Caribbean\" ndodhej gjatë fluturimit nga Santiago de Cuba për në Havanë. Sipas autoriteteve të fluturimit, piloti kishte dhënë sinjalin e emergjencës, por pas kësaj ishte ndërprerë lidhja.