22 Dhjetor 2024

Kualiteti i dobët i shërbimeve të telefonisë mobile dëmton bizneset

Prishtinë, 22 tetor - Problemet e telefonisë mobile, kualiteti i dobët i shërbimeve të telefonive mobile, problemet me mbulimin e rrjetit 3G dhe 4G në autostradë dhe problemet me IP që po dëmtojnë me miliona euro biznesin dhe buxhetin e Kosovës, ishin disa nga çështjet e diskutimit në takimin ndërmjet përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK)  me anëtarët e bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

 OAK fillimisht theksoi se problem kryesor është ndërprerja e lidhjeve telefonike si pasoja të kalimit nga një antenë në antenën tjetër si dhe kualiteti i dobët i telefonatave dhe shërbimeve të internetit 3G dhe 4G në pjesët e autostradave.

Gjithashtu, në çdo portal që ka të paraqitura reklama në fund të faqës, dhe në bazë të IP-ve shfaqen dhe reklamat, ku shpeshherë kemi reklama në gjuhë të tjera dhe jo në shqip. Kjo po ndikon negativisht tek mediat duke pësuar humbje financiare në biznes dhe njëkohësisht humbje në buxhetin e shtetitë.

OAK ka berë nje hulumtim në Prishtinë në lidhje me ketë dhe varësisht nga operatorët del se edhe pse je në Prishtinë, ti sipas IP-adresave , je në Mal të Zi, Shqipëri apo në Serbi.

Në këtë rast OAK kërkoi që ARKEP të kontribojë në eliminimin e këtyre problemeve.

Përfaqësuesi i biznesit anëtar të OAK-së MIK MIK, Enis Pakashtica falendërojë autoritetin për procedurat e qasshme dhe të shpejta që ata ofrojnë për licensim të postave, gjithashtu ngriti si çështje dëmtimin e bizneseve të licensuara nga bizneset të pa licensuara të cilat po vazhdojnë veprimtaritë e tyre në mënyrë të jashtëligjshme.

Anëtarët e bordit të ARKEP përgëzuan përfaqësuesit e OAK-së për iniciativen e adresimit të problemeve të bizneseve nëpër institucione duke theksuar që janë të hapur të mirëpresin çdo ankesë dhe çështje që ka lidhje të bëjë me shërbimet e telefonisë dhe postave.

Gjithashtu, sa i përketë çështjeve të ngritura nga OAK-së ata theksuan që Kosova nuk ka kod të internetit dhe të gjithë operatorët kyqjen e gjejnë tek shtetet e tjera dhe kjo është arsyeja që Kosova nuk ka IP të njohur duke pas parasysh që duhet të jemi anëtarë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga Kryetari i Bordit Skënder Krasniqi, Koordinatore e OAK-së Qëndresa Ibrahimi, Zyrtare e OAK-së Rreze Cana dhe pronari i biznesit MIK MIK, Enis Pakashtica.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)