Kryetari Selmanaj po qëndron për vizitën në Plavë
Prishtinë, 13 prill - Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Rasim Selmanaj, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Komunën e Plavës, me ftesë të kryetarit të Komunës së Plavës.
Z. Selmanaj po qëndron në Plavë me rastin e zyrtarizimit të binjakëzimit të Komunës së Plavës dhe të Komunës së Deçanit.
Në agjendë të vizitës së kryetarit Selmanaj është, gjithashtu, bashkëbisedimi me kryetarin e Komunës së Plavës për ndërtimin e rrugës me rëndësi për të dyja anët, asaj Deçan-Plavë.