Kryeministri Thaçi: Urat afrojnë njerëzit
Prishtinë, 26 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ministri i FSK-së, Fehmi Mujota dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka vizituar punimet që janë duke u bërë për ndërtimin e urës së fshatit Prilluzë të Vushtrrisë.
Kryeministri Thaçi me këtë rast theksoi se ky projekt është në interesin e të gjithëve dhe nuk është i drejtuar kundër askujt. Ai shtoi se investimet janë për jetë më të mirë, mirëqenie sociale, dhe për një modernizim të vendit tonë.
Thaçi i ftoi të gjitha komunitete që të komunikojnë dhe të integrohen e ti bashkëngjitën institucioneve qendrore dhe lokale.
Duke inspektuar punimet në ndërtimin e urës në Prilluzhë, kryeministri Hashim Thaçi tha se urat janë objekte që lidhin njerëzit, afrojnë dhe integrojnë qytetarët e të gjitha komuniteteve, si dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të mallrave.
Ky do të jetë lehtësim i madh për një jetë shumë më të mirë të gjithë qytetarëve të të gjitha komuniteteve në këtë pjesë të Kosovës. Ka qenë një projekt i domosdoshëm për tu ndërtuar dhe qeveria e republikës së Kosovës së bashku me autoritete komunale ka ndarë mjetet e nevojshme."
"Presim që brenda 90 ditësh të përmbyllet faza që do të mundëson lëvizjen e njerëzve dhe të automjeteve në këtë urë. Është një projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe për qytetarët këtu të këtyre fshatrave, por edhe në përgjithësi për komunat përreth por edhe për lidhje me Prishtinën. Ky projekt është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës të të gjitha komuniteteve të cilët janë duke bashkëjetuar këtu.
Zëvendëskryeministri Sllobodan Petroviq tha se në takimet që zhvilloi me banorët lokalë ka marrë disa kërkesa, njëra prej të cilave është themelimi i një nënstacioni policor.
E di që qytetarët kanë disa shqetësime lidhur me sigurinë. Ne bashkë me ministrin e brendshëm kemi dhënë garanci që niveli i sigurisë do të jetë i lartë jo vetëm për banorët e Prilluzhës, por për tërë vendin. Të rritet numri i policëve dhe që këtë pjesë të rrugës ta mbikëqyrin organet gjegjëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Banorët vendës shtruan një kërkesë për nxjerrjen e dokumenteve personale në Prilluzhë."
"Me ministrin e brendshëm do të shfrytëzojmë mundësitë e themelimit të një nënstacioni policor në këtë vendbanim. U obliguam që ti mbështesim edhe disa projekte të rëndësishme jetike për banorët e këtij lokaliteti në radhë të parë ato të infrastrukturës, tha Sllobodan Petroviq, zëvendëskryeministër i Kosovës.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku tha se përveç ndërtimit të urës në Prilluazhë, investimet përfshijnë edhe infrastrukturën për një jetë më të mirë për banorët e këtij fshati.
Është një investim relativisht i madh, i qeverisë, komunës edhe donatorëve tjerë si Komisioni Evropian dhe të tjerë që kap shumën rreth 900 mijë euro për këtë fshat. Me këto mjete do të rregullojmë infrastrukturën e rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësit në kuadër të projektit është ndërtimi i urës së fshatit e cila lidh komunitetet të fshatrave të Qyqavicës. Eshtë me rëndësi dhe për komunat tjera që janë fqinje, është me rëndësi edhe për banorët e Prilluzhës. Ky ka kuptimin e integrimin e qytetareve dhe bashkëjetesës dhe ka ndikuar pozitivisht, Bajram Milaku kryetar i komunës së Vushtrrisë.