Kryeministri Thaçi shkarkon zëvendësministrin Gjergj Dedaj
Prishtinë, 15 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot vendim që të shkarkojë nga detyra e Zëvendësministrit të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Gjergj Dedaj.
Këtë vendim Kryeministri Thaçi e ka marrë bazuar në të gjeturat e fundit nga organet kompetente, që flasin për keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin që z.Dedaj e ka bërë gjatë periudhës kur ka ushtruar detyrën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ky veprim i kryeministrit Thaçi vjen në vazhdën e luftës së pakompromis ndaj korrupsionit, dukurive negative dhe është në funksion të fuqizimit të qeverisjes së mirë, transparente dhe efektive, në shërbim të interesave të qytetarëve të vendit.