24 Dhjetor 2024

Kryeministri Thaçi inspektoi punimet në Rrugën e Kombit

Prishtinë, 21 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota, vizitoi punimet në segmentin e 9-të të Rrugës së Kombit, për t’u njohur nga afër me zhvillimin e punimeve në projektin më madhor të infrastrukturës rrugore në Republikën e Kosovës.

Kryeministri është informuar nga zyrtarët e kompanisë ndërtuese Bechtel-Enka, për ecurinë e punimeve në këtë segment si dhe për të gjitha fazat e zhvillimit të projektit të Rrugës së Kombit.

“Kjo që po shohim sot është me të vërtetë një mrekulli për Kosovën e re, ky është projekti i një Kosove evropiane dhe vijat që bëmë sot këtu në autostradë, janë vijat që ndajnë epokën e mos zhvillimit me atë të modernizimit, me atë të Kosovës evropiane që po e ndërtojmë” theksoi kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi uroj gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për këtë projekt madhështor, më modernin në rajon, një projekt ky që i jep kuptim ndërtimit të shtetit tonë, i jep kuptim modernizimit, vizionit për Kosovën evropiane.

“Uroj gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për këtë projekt madhështor në Republikën e Kosovës” theksoi kryeministri Thaçi.

Të gjitha punimet janë në fazën përfundimtare deri në përurim, që do të jetë më datë 25 apo 26 nëntor të këtij viti – theksoi kryeministri në një prononcim për medie.

Po përmbyllim autostradën që kemi filluar në Vërmicë deri këtu në Besi, për të vazhduar me autostradën nga Prishtina në drejtim të Shkupit, por duke vazhduar edhe lidhjen tjetër më korridorin evropian në drejtim të autostradës që e lidh me vendet tjera të rajonit - u shpreh kryeministri Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)