21 Dhjetor 2024

Kryeministri Kurti takoi pjesëmarrësit e konferencës "E ardhmja e transportit"

Prishtinë, 18 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim pjesëmarrësit e konferencës së parë parlamentare ndërkombëtare "E ardhmja e transportit".  

Në takim u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërshtetërore mes Republikës së Kosovës dhe vendeve pjesëmarrëse në konferencë si dhe potencialin e mundësitë e forcimit të bashkëpunimit.

Kryeministri Kurti theksoi progresin e shënuar gjatë këtij viti në indikatorët ekonomikë dhe ata të demokracisë, për menaxhimin e suksesshëm të pandemisë, dhe për synimet e Republikës së Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s.

Ai veçoi investimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në hekurudha, politikën energjetike 2022-2030 për Kosovën dhe prioritetet e qeverisë për investime në energji të ripërtëritshme.

Krahas shprehjes së mirënjohjes për vizitën në Kosovë, pjesëmarrësit potencuan gatishmërinë për angazhimin e tyre me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror, rritje të shkëmbimeve tregtare, investimeve dhe zhvillimit të turizmit.

Të pranishëm ishin kryetarët e Komisioneve Parlamentare për Mjedis dhe Transport dhe anëtarë të këtyre komisioneve nga Turqia, Estonia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, së bashku me kryetaren e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli, ekspertë të kësaj fushe, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe studentë nga departamenti i Komunikacionit dhe Transportit nga Universiteti i Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)