Kryeministri Kurti ofroi mbështetjen e Qeverisë për Autoritetin e Aviacionit Civil
Aty u pritën nga u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm, Arianit Islami, zv. Drejtori i Përgjithshëm, Xhelil Ukmata, Kryesuesi i Bordit Mbikqyrës, Samed Dalipi, anëtarë tjerë të bordit dhe drejtorët e departamenteve.
Gjatë takimit me u.d. Drejtorin e Përgjithshëm e më pas edhe me përfaqësuesit tjerë të lartpërmendur, Kryeministri në detyrë Kurti dhe ministri në detyrë Abdixhiku u njoftuan me format dhe mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar, sfidat buxhetore dhe të kapaciteteve njerëzore të kësaj agjencie e cila është shumë e rëndësishme për ekonominë e vendit dhe sigurinë e transportit ajror.
Ata po ashtu u njoftuan edhe për vendimin e marrë së fundi për shfuqizimin e rregullores për organizimin e brendshëm të agjencisë e cila ishte miratuar në korrik të vitit 2019, por që e njëjta ishte në shpërputhje me legjislacionin në fuqi.
Kryeministri në detyrë Kurti ofroi mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së tij për këtë agjencion.
Fakti që kjo vizitë po ndodh që në javën e parë të emërimit të u.d. Drejtorit të Përgjithshëm, Arianit Islami, pas shkarkimit të atij paraprak, është shprehje e kësaj mbështetjeje ndaj detyrave të rëndësishme të këtij institucioni të rëndësishëm.
Në fund, Kryeministri shtoi se si Qeveri e Republikës së Kosovës duam ta forcojmë shtetin dhe për këtë arsye Aviacioni Civil është tejet i rëndësishëm për ne.