23 Dhjetor 2024

Kryeministri inspektoi punimet në aeroport

Prishtinë, 14 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vizitoi sot punimet që po bëhen në terminalin e ri në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë “Adem Jashari”.

Duke lavdëruar punën e shkëlqyer që po bëhet nga konzorciumi “Limak- Aeroport de Lyon”, kryeministri Thaçi tha se ndërtesa e re është një mrekulli që i mungoi Kosovës dhe qytetarëve të saj, dhe se do të jetë njëri nga aeroportet më të mira evropiane.

“Kjo është Kosova e re, me liberalizim të vizave dhe me aeroport të ri, për të udhëtuar në çdo vend të Evropës pa viza. Kjo duhet të na bëjë të ndjehemi shumë mirë dhe krenarë të gjithë neve, qytetarëve të Kosovës” tha kryeministri Thaçi.

Përveç mbështetjes edhe në të ardhmen, kryeministri Thaçi tha se po punohet sipas standardeve dhe kohës së planifikuar, dhe se kështu po krijohen edhe vendet e reja të punës.

Sezai Bacaksız anëtar i Bordit të Drejtorëve të Konzorciumit “Limak- Aeroport de Lyon”, falënderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme, dhe tha se do të punohet që gjithçka të përfundohet në kohë.

Aktualisht në pjesën e ndërtimit të terminalit të ri po punojnë 150 kosovarë, dhe në të ardhmen ky numër do të shtohet edhe më shumë.

Terminali i ri do të jetë në një sipërfaqe prej 45 mijë metra katrorë, ndërsa pritet që të lëshohet në përdorim pas dy viteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)