23 Dhjetor 2024

Kroaci, ndërtohet aeroporti i parë privat

Zagreb, 10 korrik - Hotele, parku në ujë, kazino, përmbajtje të ndryshme sportive-rekreative, shtëpi e pleqve, por edhe aeroport privat, janë pjesë përbërëse të projektit afër Stankovcit, që synojnë të ngrenë nivelin e turizmit elitar në rajonin e Zarës dhe Shibenikut.

Turizmi elitar në rajonin e Zarës dhe Shibenikut, brenda tre vjetëve mund të bëhet realitet. Në projektet që janë bërë, më e rëndësishmja është ndërtimi i një aeroporti privat, që sipas fjalëve të kryetarit të komunës së Stankovcit, nëse jepet pëlqimi dhe miratimi i lejes së lokacionit, ashtu si është paraparë, duhet të fillojë të ndërtohet në shtator të këtij viti.

Projekti kap vlerën prej afro 300 milion euro. Investitor të vendit dhe të huaj janë të gatshëm të investojnë 35 milion euro dhe nuk frikësohen për profitabilitetin e investimeve.

\"Aeroporti do ti dedikohet pasanikëve. Do të ndërtohen hotele, parku në ujë, kazino, përmbajtje sportive-rekreative si dhe shtëpia e pleqve, prindërve të pasanikëve që do të vijnë me aeroplanët e vet privat”-kanë deklaruar ideatorët e këtij projekti, ideja e të cilit është mbështetur edhe nga Qeveria kroate, sepse bëhet fjalë për investime prej 300 milion euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)