Kristale dhe minerale në pulla postare
Prishtinë, 24 nëntor - Posta e Kosovës ka emetuar dy pulla të reja postare në pamjen e të cilave pasqyrohen kristale dhe minerale të Republikës së Kosovës.
Kosova është e shumë e pasur me minerale dhe kristale të ndryshme. Kristalet dhe mineralet e minierës Trepça joshin që në shikim të parë me një bukuri të rrallë.
Me qëllim të prezantimit të rariteteve të pasurive nëntokësore të Kosovës, në vitin 1964, u themelua Muzeu i Kristaleve të Trepçës në Stantërg. Fillimisht numri i eksponateve të kristaleve ishte i vogël, mirëpo me kalimin e kohës ky muze u begatua dhe tani disponon me 1560 eksponate.
Në muzeun e minierës Trepça shfaqën eksponatet e shoqëruara nga Pirotina, Piriti, Bameiti, Marmatiti, Dollomiti, si dhe më të pëlqyerit Vivianiti dhe Lludllomiti.
Në Republikën e Kosovës njihen më shumë 60 minerale. Mund të veçohen mineralet e plumbit, zinkut, argjendit dhe arit, mineralet silikate të nikelit dhe kobaltit, të hekurit, nikelit, boksitit, manganit, magnezitit dhe një numër i konsiderueshëm i mineraleve jo-metalore, industriale dhe materialeve gjeologjike ndërtimore.
Përmes pamjes se dy pullave postare, kësaj radhe, Filatelia e Postës së Kosovës prezanton pamjet e gërshetimit natyror të Spalaritit, Marmatiti, Pirotina, Quarcit dhe Kalcite që kanë një bukuri mahnitëse.