Krijohen kolona me pritje prej kohëzgjatjeve të gjata
Prishtinë, 20 dhjetor - Me qëllim të njoftimit të opinionit të gjerë dhe bashkatdhetarëve tanë të cilët udhëtojnë për në vendlindjen e tyre Kosovën, lidhur me gjendjen sa i përket pritjeve në disa pikë-kalime kufitare që lidhin Republikën e Kosovë me Serbinë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot gjatë vikendit, kryesisht në hyrje, janë krijuar kolona me pritje prej kohëzgjatjeve të ndryshme.
Policia e Kosovës ka filluar të punoj me numër të shtuar të personelit policor në pika kufitare me qëllim të aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, për ti shmangur pritjet e gjata dhe të ju mundësojë qytetarëve, bashkatdhetarëve tanë kalim më të shpejtë të kontrollit kufitar.
Informacionet e orës 13:00 tregojnë se në Merdare (Podujevë) në hyrje për në RKS, është krijuar kolonë e gjatë prej rreth (2 KM), dhe pritjet zgjasin rreth (4-6 orë), varësisht prej frekuentimit të automjeteve.
Ndërsa në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan), në hyrje për në RKS, kolona është (300-400 metra) dhe pritjet zgjasin rreth gjysmë ore (3050 min), varësisht prej frekuentimit të automjeteve.
Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë) në hyrje për në RKS, nuk ka pritje të gjata, pritet afërsisht vetëm ( 15-20 minuta).
Sa i përket daljeve nga RKS, drejt SRB nuk pritje fare përveç pritjeve normale që zgjasin vetëm (5-10 min).
Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku nuk ka pritje fare, apo ka më pak pritje, ti shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.
Vlen të potencohet se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, kryesisht në dalje të RKS-se, si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve për kalim kufitar.