28 Dhjetor 2024

Krejt po kthehen - Vala “ateron” në Aeroportin e Prishtinës

Prishtinë, 22 Qershor - Pas KEK-ut, Trepçës, Bankës Qendrore të Kosovës, Forcave të Sigurisë së Kosovës, etj, edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, është rikthyer në Vala, duke nënshkruar kontratë për përdorimin e shërbimeve të operatorit publik, Vala.

Krejt po kthehen. Me këtë moto, Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, nënshkroi sot kontratën për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese me drejtorin e kompanisë Limak, Holdun Kokturk, kompania që ka marrë me koncesion për 20 vjet Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Mbi 700 punëtorë të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, do të fillojnë të përdorin numrat e Vala-s dhe shërbimet tjera.

Kalimi i Aeroportit të Prishtinës në Vala, rrit numrin e institucioneve dhe kompanive të mëdha, të cilat gjatë ditëve së fundit kaluan në shërbimet e Operatorit Publik PTK/Vala. 

“Jam i kënaqur që po bashkëpunoj me ish-drejtorin e Aeroportit, Agron Mustafa, i cili sukseset që i pati në Aeroport po shihet që me të njëjtin ritëm po i vazhdon edhe në biznesin e telekomunikacionit. Ne sot këtu po nënshkruajmë një marrrëveshje për marrjen e shërbimeve të Valas. Janë rreth 700 numra të Valas që do të përdoren për komunikim dhe shërbime të internetit në Aeroport\", bëri të ditur Drejtori Menaxhues i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Holdun Kokturk.

Ai potencoi se ka respekt të veçantë për Drejtorin Menaxhues të PTK-së, z.Mustafa për shkak se ishte ndër të paktët që ka mbështetur dhënien me koncesion të Aeroportit dhe hyrjen e kapitalit privat.

\"Sot të gjithë po i shihni rezultatet e hyrjes së kapitali privat. Bashkë me ish kolegun që tani është drejtor menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, kemi qenë ndër të paktët që kemi besuar më fuqinë e kapitali privat\", nënvizoi z.Kokturk.

Nga ana e tij, Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, tha se janë dy momente të veçanta që e bëjnë të ndihet i emocionur në nënshkrimin e sotëm të kësaj kontrate.

“Bëhet fjalë për një klient të fuqishëm siç është Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës apo kompania Limak, që është edhe njëri prej investitorëve më të fuqishëm në Kosovë. Rikthimi i kompanive të tilla në Vala dëshmon për rikthimin e Valas në treg si lider i padiskutueshëm\", deklaroi Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.

Sipas tij, momenti i dytë emocionues është fakti se për më shumë se 6 vjet, ka qenë punëtor i Aeroportit, prej të cilave 3 vjet në pozicionin e drejtorit menaxhues.

“Të nënshkruash kontratë me Aeroportin, i cili është krejtësisht i ri dhe një vend ku janë investuar mbi 100 milionë euro, është një rikthim i dëshirueshëm për secilin drejtor. Gjithashtu, kalimi i Aeroporti në shërbimet e Vala do të jetë një sinjal shtesë për institucionet dhe kompanitë tjera që dëshirojnë të rikthen te ne\", tha më tutje Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.

Vala është i vetmi operator që mbulon me internet 3G dhe 4G gjithë hapësirën e Kosovës, ndërsa ka hedhur në qarkullim ditëve të fundit një gamë të gjërë të ofertave të ndryshme dhe atraktive për klientë dhe biznese. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)