Krasniqi kërkon të ndërpritet privatizimi i PTK-së
Prishtinë, 4 qershor - Me një letër dërguar personaliteteve ndërkombëatre në Kosovë dhe në botë, kryekuvendari Jakup Krasnqi paraqet pikëpamjet e veta rreth privatizmitt në Kosovë dhe shfaq mospajtimine tij për mënyrën se si në shumë raste është bërë ai.
Krasniqi kundërshtoni sidomos mënyrën e privatizmit të PTK-s dhe kërkon që të ndalet ky privatizim.
Privatizimi në Kosovë ka filluar në kohën e Administrimit Ndërkombëtar, pra në kohën kur Kosova kishte status të padefinuar dhe kjo ka bërë që ky proces të fillojë dhe të përfundojë me shkelje të mëdha ligjore e kushte shumë të pafavorshme për Kosovën.\"
\"Asnjëhërë deri më sot këtij procesi nuk i është bërë një analizë e detajuar, nuk dihet cili ka qenë suksesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, sa ka ndihmuar zhvillimin ekonomik të vendit ky proces, sa vende të reja pune janë krijuar etj.
Edhe pas pavarësisë së shpallur më 17 shkurt 2008, është vazhduar me të vjetrën pa i bërë asnjë analizë këtij procesi tejet të rëndësishëm për vendin tonë, më të pa zhvilluarin e Evropës.
Por kësaj radhe ne do të flasim vetëm për parregullsitë e shumta të shfaqura me rastin e privatizimit të PTK-së, sektorit më profitabil të saj, Telefonisë mobile VALA dhe Telekomit.