23 Dhjetor 2024

Kosovë - Maqedoni, marreveshje për bashkpunim hekurudhor

Prishtinë, 15 shtator - Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë nënshkruan sot në Shkup marrëveshjen për bashkëpunim hekurudhor midis dy shteteve e cila parasheh përmisimin e infrastrukturës hekurudhore dhe ndërtimin e pikave të përbashkëta të kontrollit kufitar.

Kjo mundësohet me nënshkrimin e sot në Shkup të Marrëveshjes për rregullimin kufitar të komunikacionit hekurudhor nga ministrat e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë dhe Kosovës, Mile Janakievski dhe Fehmi Mujota.

Marrëveshja parasheh thjeshtësimin e procedurave për kalim kufitar, me ç`rast kontrollet do të zhvillohen vetëm në anën e kufirit me Kosovën dhe jo në të dyja pikat kufitare Volkov dhe Han të Elezit. Kjo do të mundësojë efikasitet dhe shkurtimin e pritjeve.

Dy ministrat u dakorduan me marrëveshjen që doganimi dhe procedurat e inspektimit të kryhen vetëm në anën e Kosovës, për shkak se sipas ministrit Janakievski, kushtet janë më të mira në aspektin teknik.

“Me rëndësi është që transporti do të ndalohet vetëm në njërën anë të kufirit dhe kjo do të bëjë zvogëlimin drastik të kohës së pritjeve. Me këtë marrëveshje dyja palët obligohen për një konkurrencë jodiskriminuese dhe jolojale në raport me qasjen e lirë, pranimin e dokumenteve, etj”, deklaroi ministri Janakievski.

Maqedonia dhe Kosova përmes komunikacionit hekurudhor transportojnë mbi 1,2 milion ton të mallrave, ndërsa pritjet janë për rritjen e transportit.

Transporti hekurudhor për udhëtarët që realizohet dy herë në javë, po shfrytëzohet me kapacitetet prej 80 për qind, ndërsa edhe në këtë drejtim pritet rritje graduale me thjeshtësimin e procedurave, pasi që kontrollet prej tani do të realizohen vetëm në njërën anë, ashtu që nuk do të humbje kohe.

“Nënshkrimi i marrëveshjes ka rëndësi për të dyja shtetet dhe tregon rrugën që ndjekin dy vendet në planin e evrointegrimeve. Presin që së shpejti të nënshkruajmë marrëveshje edhe në komunikacionin rrugor dhe krijimi i kushteve për lëvizjen e lirë”, theksoi ministri Mujota.

Sipas tij, në interes të Maqedonisë dhe Kosovës është ndërtimi i autostradës Prishtinë – Hani i Elezit – Shkup, që do të lidhet korridori 8 dhe 10 dhe do të arrihej forcimi i zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve. Mujota shtoi se ky projekt pritet të realizohet deri në fund të vitit 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)