Kosovarët paguajnë biletat më të shtrenjta në rajon
Prishtinë, 25 shkurt - Falimentimi i kompanisë shqiptare Belle Air në funditn e vitit të kaluar ka bërë që në Kosovë biletat e avionëve për udhëtarët kosovar të shtrenjtohen dukshëm, duke arritur çmimet më të larta në rajon.
Do të merremi me shqyrtimin e rastit dhe po qe se gjejmë diçka që nuk është në rregull, në përputhje me konkurrencën lojale me ligjin, nga ana jonë, do të pasojnë dënimet pa asnjë hezitim, është shprehur anëtari i vetëm i Autoritetit Kosovar të Konkurrëncës, Gani Asllani.
Por deri në shqyrtimin e plotë të rastit udhëtarët kosovarë do të vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë për lëvizjet e tyre.