23 Dhjetor 2024

Kosova shumë shpejtë me +383 ose +384

Prishtinë, 17 janar - Kosova shumë shpejt mund ta ketë kodin e vet telefonik +383 ose +384. Kjo alternativë po shihet si më e mundshmja nga institucionet përgjegjëse në fushën e telekomunikacionit.

Kështu ka deklaruar për gazetën “Expres” shefi i Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Ekrem Hoxha.

Sipas tij kjo do të jetë zgjidhje e përkohshme deri në anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Bashkimi Evropian do ta lehtësojë procesin e aplikimit të Kosovës në qoftë se shkohet me atë skenarin e marrjes se kodit të prefiksit +383 ose +384, që janë kode të lira në ITU. Kjo është kërkesa jonë dhe po punohet në këtë drejtim”, ka thënë Hoxha.

Dialogu me Serbinë në fushën e telekomunikacionit sipas Hoxhës nuk ka të bëjë fare me çështjen e kodit.

“Për kodin, të kuptohet drejt nuk dialogohet me Serbinë, sepse Serbia nuk është autoritet që e ka atë të drejtë. Këtë autoritet e ka vetëm ITU-ja, e cila është mekanizëm i Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ai.

Ndërkaq, se kur do të jetë koha e aplikimit në ITU, Hoxha nuk ka përmendur ndonjë datë. Kjo pasi aplikimi bëhet vetëm kur plotësohen kushtet. E këto të fundit lidhen me anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Sido që të jetë, kreu i ART-së po pret që Kosova të ketë një kod të përkohshëm, deri në anëtarësim.

“Ekziston mundësia që ITU-ja me nda kode të përkohshme, jo kode të përhershme, i cili për ne i ka atributet e kodit të përhershëm. Në momentin kur bëhesh anëtar i OKB-së, e nxjerr edhe vendimin formal për atë kod. Kosova i ka bërë përgatitjet për këtë”, ka thënë Hoxha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)