Kosova pastron borën në Rrugën e Kombit, Shqipëria e lë pas dore
Prishtinë, 31 dhjetor - Reshjet e borës dy ditët e fundit kanë bllokuar shumë akse rrugore kombëtare, ndër të cilat edhe Rruga e Kombit që nis në Durrës dhe përfundon në Prishtinë.
Autoritetet mirëmbajtëse të Rrugës së Kombit në Shqipëri duket se nuk kanë treguar të njëjtën përkushtim si ato në Kosovë.
Në dy foto të shkëputura në rrugën që ndodhet në pjesën e Shqipërisë dhe ata të Kosovës duket qartë dallimi i pastrimit të rrugës.
Deri në pikën kufitare të Morinës rruga është e mbuluar me borë dhe vetëm me një korsi, çka e vështirëson udhëtimin në drejtim të Prishtinës.