22 Dhjetor 2024

Kosova ngadalë po shndërrohet në qendër ndërlidhëse për rajonin dhe më gjerë

Fushë Kosovë, 11 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, përcolli nga afër punimet në rehabilitimin e linjës hekurudhore 10, ku vlerësoi progresin që është bërë në segmentin e parë.

Ai nënvizoi se me fillimin e punimeve edhe në segmentin e dytë Kosova ngadalë por sigurt po shndërrohet në një qendër ndërlidhëse jo vetëm për rajonin por edhe më gjerë.

“Unë dëshiroj ta falënderoj Bashkimin Evropian, ambasadorin, sepse një pjesë e konsiderueshme mbështeten nga ta, sigurisht BERZH-in për kushte shumë të mira të kredisë për financimin e këtij projekti.''

''Falënderoj ministrin që e ka shty këtë projekt përpara dhe të gjithë të tjerët që me një dinamizëm po e bëjnë këtë projekt të realizohet në praktikë”, tha kryeministri Hoti.

Gjatë vizitës në linjën hekurudhore 10, Kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, Sekretari i përhershëm i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjšek, Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Transportit dhe Lëvizjes në Komisionin Evropian, Matthew Baldwin dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/ Përfaqësues i Posaçëm i BE-së, Tomáš Szunyog.

Rehabilitimi i segmentit Fushë Kosovë – Hani i Elezit, në gjatësi prej 65 kilometrash, kushton 78 milionë euro.

Ndërsa kostoja e përgjithshme e rehabilitimit të hekurudhave të Kosovës do të kushtojë 210 milionë euro, të cilat do të sigurohen përmes kredive nga BERZH-i (Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim).

 Hekurudha e Kosovës, nga Hani i Elezit deri në Leshak të Mitrovicës, do të rehabilitohet dhe modernizohet sipas standardeve më të larta evropiane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)