25 Dhjetor 2024

Kosova nënshkruan grantin me BERZH për rehabilitimin e Hekurudhave

Prishtinë, 15 shkurt - Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për Grant për projektin për Rehabilitimin e Linjës Hekurudhore 10 të Kosovës, ndërmjet Republikës së Kosovës të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Drejtoresha Menaxhuese për Evropën Qendrore dhe Juglindore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim znj. Charlotte Ruhe, në prezencën e Drejtori Gjeneral i Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim Christian Danielsson, Drejtorit menaxhues për Evropë dhe Azi Qendrore në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) Thomas Mayr-Harting, si dhe Ministres për Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha. 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë edhe Konferencë për Media!
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)