Kosova në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Tokio
Prishtinë, 14 shtator - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë, në bashkëpunim me Ambasaden e Kosovës në Japoni dhe Shoqaten e Turizmit Alternativ në Kosovë ka mundësuar pjesëmarrjen e agjencioneve turistike nga Kosova në panairin ndërkombëtar të turizmit në Tokio të Japonisë.
Gjatë këtij panairi 4 ditor, Kosova ka hasur në vëmendje të vecantë nga turistët potencial dhe vizitorët e ndryshëm duke prezantuar paketa të ndryshme turistike nga agjencitë turistike që ishin pjesë e panairit.
Petrit Riza nga AltaVia Travel, thotë që gjatë këtij panairi shumë të rëndësishëm për tregun Kosovar, janë prezantuar paketa 4 ditore që një turist aziatik mund të bëj në Kosovë, duke filluar nga Prishtina e pastaj në Pejë, Gjakovë dhe duke përfunduar në Prizren.
Gjithashtu janë prezantuar paketa ballkanike që përfshinë shtetet e rajonit të ballkanit në një udhëtim prej 11 ditësh. Si rezultat, kemi pritur shumë visitor në shtandin tonë duke arritur të bëjmë marrëveshje me kompani Japoneze për të sjellur turistë në Kosovë.
Ky aktivitet vjen si rezultat i përpjekjeve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë për të promovuar bukuritë që Kosova ofron për vizitorët e huaj.
Aktivitete të ngjajshme do të ndodhin 4 herë në vit, në panairet më të famshme të turizmit që mbahen në Berlin, Londër, Stamboll dhe Tokio.