Kosova në flotën globale të postës TNT International
Prishtinë, 23 janar - Me përfshirjen e Kosovës në flotën globale tokësore në TNT, Posta e Kosovës tash mund të bëjë dërgesa në të gjithë botën me çmime disa fish më të ulëta se deri më tani.
Përndryshe bashkëpunimi i Postës së Kosovës me TNT International që ka filluar vite më parë është treguar shumë i suksesshëm edhe në fushën e dërgesave ekspress me transportin ajror, duke lejuar dërgesa dhe shërbime të tjera të transportit me standardet tashmë të njohura të postës TNT.
Shërbimi i ri është provuar që nga janari i vitit të kaluar dhe është treguar mënyrë shumë efektive dhe e lirë e postës dhe transportit. Natyrisht është lehtësim i madh edhe fakti që secila dërgesë mund të përcillet edhe përmes smartfonëve në kohë reale, thonë përfaqësuesit e TNT në Kosovë, të cilët kanë zyret e tyre në Prishtinë.
Sipas përfaqësuesëve të TNT në Prishtinë, kjo postë operon në Kosovë që nga viti 2001, me një staf lokal profesionistësh të fushës dhe me teknologjinë më të avancuar të transportit. Transporti i dërgesave rrugore organizohen nga Prishtina në çdo vend të Europës, çdo të marte dhe të enjte. Ndërsa sipas përfaqësuesëve shërbimi DOOR-TO-DOOR që TNT ofron në Kosovë, është më cilësori në tregun vendas.
Kompania jonë ka arritur të pozicionohet si lider i patjetërsueshëm i industrisë përmes seriozitetit, korrektësisë dhe profesionalizmin në punë dhe ka bërë që tu shërbejë kompanive me emër në treg si: BKT, Bechtel Enka, Eulex, The World Bank, NewCo Ferronikeli, etj., thuhet në faqen zyrtare të TNT në Kosovë.
Sipas webfaqes zyrtare të kësaj kompanie nëpër botë TNT ka të punësuar rreth 43.000 punëtorë në të gjithë botën me një flotë prej 67 aeroplanësh transportues dhe rreth 21.000 makina.
Aty poashtu thuhet se TNT është e vetmja kompani postare ndërkombëtare që ofron një shërbim të drejtpërdrejtë nga Europa në Kinë. Kjo kompani organizon më shumë se 80 ulje-ngritje avionësh, që nisen nga 67 aeroporte në gjithë botën brenda një nate në Qendrën e saj Ajrore Europiane Express, në Liege të Belgjikës, shkruan në webfaqe.