Kosova merr përgjigje positive për anëtarsim në Karton të Gjelbër
Prishtinë, 7 tetor - Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) më 30 shtator 2011 ka paraqitur kërkesën për aplikim në Këshillin e Byrosë për Karton të Gjelbër (KBKGJ) me seli në Bruksel.
Tringa Hashani nga zyra për marrëdhënie me publikun pran Byrojsë Kosovare të Sigurimit ka bërë të ditur se nga Këshilli i Byrosë për Karton të Gjelbër në Bruksel, sot është kthyer një përgjigje positive, duke na dërguar edhe pakon me pyetësorin për aplikim në KBKGJ, të cilin duhet ta plotësojë BSK-ja dhe ta dërgojë në Bruksel para 28 tetorit të këtij viti.
Jemi të bindur se aplikacioni për anëtarësim i BKS-së në KBKGJ do të plotësohet me sukses dhe në mbledhjen e radhës të KBKGJ-së do të shqyrtohet aplikimi ynë dhe shpresojmë se do të marrim një përgjigje pozitive