26 Dhjetor 2024

Kosova, larg Kartonit të Gjelbër

Prishtinë, 5 gusht - Ishin vetëm fjalë premtimet e zhurma e madhe që u bë për Kartonin e Gjelbër. Premtimet, edhe të zyrtarëve të shtetit, s’kanë të bëjnë me realitetin. E, ata që pësojnë, vazhdojnë të jenë mërgimtarët.

Udhëheqësja e dialogut me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri, ka shuar shpresat se një marrëveshje e tillë mund të arrihet arrit shpejt. Për televizionin Rrokum ajo ka bërë të ditur se pa anëtarësim në OKB dhe pa i plotësuar kriteret e kapaciteteve në Byronë e Kosovës, vendi nuk të jetë nënshkrues i kartonit të gjelbër. E kjo, sipas saj, ka me marr shumë kohë.

Ajo që mund të ndodh në një periudhë të afërt kohore sipas Tahirit, është hapja e një përfaqësie të Këshillit të byrove Evropiane, për ta shitur Kartonin e Gjelbër.

Tashmë janë bërë 15 vjet që mërgimtarët zhvaten, duke i detyruar t’ju nënshtrohen pagesave për sigurimin e automjeteve të tyre për të hyrë në territorin e Kosovës. Taksat për polisën e sigurimeve sillen prej 20-40 euro, varësisht nga periudha kohore. Ndërsa, për një muaj pushim mërgimtarët paguajnë 41 euro.

Nga mungesa e kësaj marrëveshjeje, Kosova humb miliona euro në vit.

/Rrokum/ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)