Kosova kodin telefonik e merr nga një vend i BE-së
Prishtinë, 22 korrik - Kosova mund të merr përfundimisht kodin telefonik ndërkombëtar +383 nga janari i vitit 2015.
Sipas zgjidhjes së pajtuar në takimet e fundit teknike të delegacioneve në Prishtinë dhe Beogradi në Bruksel, për kodin e Kosovës tek Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit - ITU, për shkak të pengesave ligjore ndërkombëtare, do të aplikoj ndonjë nga vendet si Austria, Italia apo Suedia gjatë kësaj vjeshte.
Mirëpo, procedurat mund të zgjasin dhe ky kod do të mund të vihet në aplikim për Kosovën nga janari i vitit 2015.
Ideja që një vend i tretë të garoj për kodin e Kosovës, ka dalë pas propozimit të Beogradit që Serbia të aplikojë për kodin dhe të njëjtin tia jap më pas Kosovës, shkruan Tribuna.
Prishtina ka refuzuar këtë propozim të Beogradit dhe ka kërkuar që këtë punë ta kryej përmes Shqipërisë.
Andaj, si zgjidhje mesi, thuhet se Zyra e baroneshës Ashton, ka propozuar që për kodin të aplikojë një vend tjetër anëtarë i Bashkimit Evropian.