Kosova ka rreth 2 mijë kilometra rrugë
Prej tyre, 3% janë rrugë ndërkombëtare, kurse 31,8% rrugë magjistrale dhe 65,2% janë rrugë rajonale. Në vitin 2012, nga gjithsej 1,985,1 km rrugë, 1.865,4 km ose 93,95% e tyre janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 120.1 km ose 6,05% e rrugëve janë të paasfaltuara.
Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privat. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë 8 lokomotiva disell, të cilat bartin 27 vagonë; 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.
Në TM3 2013, numri i pasagjerëve, që e kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi, është rreth 99 mijë. Në raport me TM3 2012, numri i udhëtarëve është rritur 4,28%.
Transporti i mallrave me tren në TM3 2013 është 171 mijë tonë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur ulje për 26,01%. Numri i fluturimeve në TM3 2013 është 2.379 ose 8,28% më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2012).
Numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është 560 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM 3- 2012) kemi një rritje për 5.60%.