Kosova ka 282 mijë mjete motorike dhe jomotorike
Prishtinë, 3 nëntor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit TM3 2014.
Në vitin 2013, në Kosovë janë të regjistruara 282 mijë mjete motorike dhe jomotorike, ose 16.76% më shumë se në vitin 2012.
Sipas të dhënave të prezantuara nga viti 2013, në territorin e Kosovës kemi 2.003,1 km rrugë. Prej tyre 4% janë autoudhë, 31% rrugë nacionale, ndërsa 65% janë rrugë rajonale.
Në vitin 2013, nga gjithsej 2.003,1 km rrugë, 1.885,5 km ose 94% janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 120.1 km ose 6% e rrugëve janë të paasfaltuara.
Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport
dhe 110 privatë. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë 8 lokomotiva disel , të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për bagazh.
Në TM3 2014, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është 75 mijë. Në raport me TM3 2013, numri i udhëtarëve është ulur për 23.75%.
Transporti i mallrave me tren në TM3 2014 është 318 mijë tonë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur rritje për 85.85%.
Numri i fluturimeve në TM3 2014 është 1, 941 ose 18.41% më pak se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2013).
Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është
rreth 472 mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2013) kemi ulje për 15.63%.