26 Dhjetor 2024

Kosova ka 2.005,5 km rrugë

Prishtinë, 6 maj - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar  “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit “  TM1-2014.

Në vitin 2013, në Kosovë janë regjistruara 282-mijë mjete motorike dhe jo motorike, ose 16.76 për qind më shumë se në vitin 2012.

Sipas të dhënave të prezantuara nga viti 2014, në territorin e Kosovës kemi 2.005,5 km rrugë. Prej tyre, 4 për qind janë rrugë ndërkombëtare, ndërsa 32 për qind rrugë magjistrale dhe 64 për qind janë rrugë rajonale.

Në vitin 2013, nga gjithsej 2.005,5 km rrugë, 1.885,5 km ose 94 për qind janë rrugë të asfaltuara , ndërsa 120.1 km ose 6  për qind e rrugëve janë të pa asfaltuara.

Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport dhe 110 privat. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë 8 lokomotiva disel , të cilat bartin 27 vagonë, 9 të udhëtarëve dhe 18 për mallra.

Në TM1 2014, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi është rreth 91-mijë. Në raport me TM1 2013, numri i udhëtare është rritur 10.55 për qind.

Transporti i mallrave me tren në TM1 2014 është 158-mijë tonë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar ka pasur ulje për 28.33 për qind.

Numri i fluturimeve në TM1 2014 është 1 232, ose 26 për qind më pak se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2013).

Numri i udhëtarëve, që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 271- mijë, në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1- 2013) kemi ulje për 22.24 për qind.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)