Kosova ka 1,981,365 përdorues të telefonisë mobile
Prishtinë, 15 qershor - Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) ka publikuar raportin “Pasqyrë e Tregut të Komunikimeve Elektronike”, i cili përfshinë ecurinë e indikatorëve kryesorë të tregut për TM1 2017.
“Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tre-mujorit të parë (TM1-2017) ka arritur në 1,981,365 përkatësisht për 13% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (TM1-2016)."
"Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak TM4-2016, numri i përdoruesve ka rënie 1.4% (ose 28,483 përdorues më pak)”, thuhet në raportin e ARKEP-it.