Kosova i dorëzon Shqipërisë një donacion për Rrugën e Kombit
Morinë, 27 shtator - Ministri i Infrastrukturës Fehmi Mujota, i dhuroi sot një donacion prej 4 kamionëve me mbrojtëse të betonit, ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, së Shqipërisë Edmond Haxhinasto.
Këto mure janë dedikuar që të vendosen në Rrugën e Kombit, në pjesën e shtetit të Shqipërisë.
Dorëzimpranimi i këtyre mureve mbrojtëse nga betoni u bë në Morinë, y dy ministrave.
Mministri Mujota u shpreh se ne sot po e bëjmë një aktivitet konkret, në sektorin e infrastrukturës rrugore, në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe ky aktivitet dëshmon për bashkëpunimin konkret në mes të dy vendeve, për të rritur sigurinë në Rrugën e Kombit. Me këtë rast e falenderoj konzorciumin Bechtel & Enka si dhe bashkëpunimin e mirë me këtë kompani për të evituar rreziqet të cilat paraqiten në këtë rrugë.
"Ne si ministri e Infrastrukturës, në të kaluarën kemi pasur rastin ta bëjmë urën mu në pikën kufitare, e cila ka shërbyer për një qarkullim më të shpejtë, dhe më të sigurtë, dhe ka rritur interesin e transportuesëve jo vetëm nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe i gjithë rajoni, ka deklaruar ai.
Sipas tij aktiviteti i sotëm shkon në të mirë të qytetarëvetë vendin tone, që përherë e më shumë qarkullojnë në këtë rrugë, dhe jemi të bindur se do të ketë qarkullim më të madh edhe në vitet e ardhshme.
"Me ministrin Haxhinasto, kemi identifikuar pikat e bashkëpunimit afatshkurtër, sikur që nënkupton strategjinë afatgjatë të transportit në mes të dy vendeve tona dhe gjithë rajonit. Ne mendojmë se këto mure mbrojtëse nga betoni që ne i sollëm sot, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë në këtë pjesë të Rrugës së Kombit", ka theksuar ai
Ndërsa, Ministri Edmond Haxhinasto,falenderoi ministrin Mujota dhe Ministrinë e Infrastrukturës për këtë donacion.
"Sot nga ministria e Infrastruktursë dhe ministri Mujota, janë sjellë disa mure mbrojtëse të rrugëve, të cilat e rrisin dukshëm sigurinë e Rrugës së Kombit,veqanërisht në pjesët ku po shkaktohen aksidente", ka theksuar ai.
"Unë përfitoj nga ky rast për ta falenderuar ministrin Mujota, por gjithashtu edhe për kompaninë Bechtel & Enka e cila I ka dhuruar këto elemente të sigurisësë rrugës, ministriesë së Infrastrukturës, ndërsa kjo ministri po na i dhuron neve. Ju siguroj se në Rrugën e Kombit do të vazhdojnë të realizohen planet e parapara për të standardizuar këtë rrugë, në mënyrë që të arrihet siguria në komunikacion, ka deklaruar ai.