23 Dhjetor 2024

Kosova e Maqedonia pajtohen për Autostradën Prishtinë-Shkup

Prishtinë 10 maj - Ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota priti sot në një takim Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë, Mile Janakieski, i shoqëruar nga ambasadori i Maqedonisë së Prishtinë, Stojan Karajanov.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, në lëmitë që iu përkasin këtyre dy ministrive.

Një theks i veçantë iu kushtua projektit të ndërtimit të Autostradës Prishtinë-Shkup.

Me këtë rast Ministri Mujota e njoftoi homologun e tij nga Maqedonia me ecurinë rreth këtij projekti madhor dhe me rendësi të veçantë për të dyja vendet fqinje, Kosovën dhe Maqedoninë.

Mujota dhe Janakieski, u pajtuan që të krijohen grupet teknike, të të dyjave vende, lidhur me realizimin e këtij projekti rrugor.

Ata shprehen mendimin e tyre se për ta ndërtuar këtë projekt duhet të gjindet forma më e mirë e financimit.

Në këtë takim gjithashtu është diskutuar edhe për nënshkrimin e marrëveshjës së bashkëpunimit në transportin rrugor, për transportin e udhëtarëve dhe mallrave.

Mujota dhe homologu i tij maqedonas Janakieski, u dakorduan se për të arritur, deri te nënshkrimi i kësaj marrëveshje, duhet themeluar grupet teknike nga të dyja vendet fqinje, në mënyrë që të hartohet drafti i kësaj marrëveshje, dhe pastaj të arrihet nënshkrimi i saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)