22 Dhjetor 2024

Kosova duhet ta ketë aviacionin shtetëror

Prishtinë, 23 mars -  Avdi Shala ka mbaruar studimet në Inxhinierinë e Ndërtimit të Avionëve në Universitetin për Shkenca të Aplikuara në Hamburg të Gjermanisë.

Nga nëntori i vitit 2009 është kthyer në Kosovë, ku ka marrë detyrën hetues i Sigurisë dhe Aksidenteve Aeronautike në Komisionin për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) në Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Në vitin 2011 ka mbaruar specializimin në Universitetin Cranfield në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është certifikuar si hetues i sigurisë dhe aksidenteve aeronautike. Shala në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se ka ardhur koha të krijohet aviacioni shtetëror në Republikën e Kosovës.

“Me ndërtimin e funksionalizimin e institucioneve shtetërore si dhe me zvogëlimin e trupave të KFOR-it ndjehet gjithnjë e më shumë nevoja për krijimin e aviacionit shtetëror në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Shala.

Ai në vitin 2008 ka marrw detyrën e konstruktorit të ndërtuesit prestigjioz të avionëve “AIRBUS Germany” në Hamburg. Gjatë kësaj kohë jam certifikuar në disa detyra të “AIRBUS”-it.

Më pas stafi përgjegjës ma ofroi mundësinë për t’u kyçur në projektin tjetër në ekipin e montimit në Sektorin e Integrimit të Ekuipazhit në avionin A380.

Pas mbarimit të këtyre projekteve hoqa dorë nga oferta që atëkohë e pata për të punuar në Qendrën e Aviacionit Francez në Toulouse “AIRBUS France”. Po gjatë kohës së studimeve për dy semestra radhazi asistova në Laboratorin e “CAD”-s në Departamentin “Teknologjia e makinave dhe ndërtimi i avionëve” në universitetin për Shkenca të Aplikuara në Hamburg.

Mes të tjerash, një përvojë tjetër e veçantë ishte edhe punimi i diplomës me temën “Dizajnimi dhe konstruktimi i kabinës së avionit supersonik SSBJ”, një nga pasardhësit e mundshëm të avionit supersonik “Concorde”.

Këtë punim e kam bërë në bashkëpunim me firmën “QualityPark AviationCenter” dhe nën mbikëqyrjen e profesorit të shquar Werner Granzeier. Punimi im mori vlerësimin dhe komplimentet më të mira nga ekspertët.

Gjate kësaj kohe unë pata rastin të marr pjesë edhe në shumë seminare e trajnime që ofroheshin në universitete, pastaj në “AIRBUS”, “Lufthansatechnik” apo organizime të ndryshme në të cilat prezantoheshin të arriturat e fundit në teknologjinë e avionëve dhe aviacionit.

“Nëse e shikojmë në tërësi sistemin e aviacionit në Kosovë, shërbimet që ofrohen, teknologjinë, kualifikimin e personelit si dhe kompanitë, të cilat operojnë në aeroportet e vendit, mendoj se ka siguri relativisht të mirë”, ka theksuar ai.

“Kosova ka një reliev të mrekullueshëm. Rrethohet me vargmale që arrijnë lartësinë mbidetare deri në 2 600 metra. Këto male e fusha përbëhen nga fushëgropa, lugina lumore e grykore dhe forma të tjera. Vendi ynë po ashtu zotëron një klimë me një mot me mesatare të lartë me rreth 230 ditë me diell në vit. Ky reliev i mrekullueshëm me qiell të hapur e termika të kohëpaskohshme iu ofron hobistëve të fluturimit të avionëve,  me e pa motor, rrëshqitësve-delta, balonave etj., ta përjetojnë më së miri kënaqësinë e fluturimit. Po ashtu, popullsia e re në vend, temperamenti e kurioziteti i të rinjve për aventura më bën të besoj se në të ardhmen do të përjetojmë një bum në aviacionin e përgjithshëm dhe sportiv”, ka deklaruar ai. Duke shtuar se tregu i sotëm na ofron avion të leht.

Sipas tij përveç aviacionit civil, kemi edhe aviacionin shtetëror që përfshin avionët që shfrytëzohen për shërbime qeveritare, të ushtrisë, të policisë, të doganës dhe të shëndetësisë. Pas mbarimit të luftës në Kosovë aviacioni shtetëror ka munguar dhe ende mungon. Deri më tani, në rastet kur është paraqitur nevoja, kjo fushë është mbuluar nga njësitet e aviacionit të ndërkombëtarëve që ndodhen me mision në Republikën e Kosovës, siç janë KFOR-i, EULEX-i etj., ndërsa me ndërtimin e funksionalizimin e institucioneve shtetërore si dhe me zvogëlimin e trupave të KFOR-it ndjehet gjithnjë e më shumë nevoja për krijimin e aviacionit shtetëror në Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)