Kosova do të aplikojë taksë në autostrada
Prishtinë, 22 tetor - Taksa për shfrytëzimin e autostradës në pjesën e Kosovës do të vendoset pas përfundimit të të gjithë punimeve. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.
Njëherë për njëherë Qeveria nuk e ka ndërmend të vendos taksë për autostradën. Një gjë e tillë do të diskutohet vetëm në finalizimine autostradës. Këtë e kemi pohuar qysh në fillim të nismës së autostradës, transmeton qik-u deklaratën e zëdhënësit të kësaj ministrie, Lah Nitaj.
Sipas tij, deri në këtë moment Qeveria nuk ka diskutuar për mënyrën së si do të vendoset taksa, por as rreth lartësisë së asaj takse, por sipas zyrtarëve të kësaj ministrie taksa do të jetë e volitshme dhe e përballueshme.
Ende nuk dihet se sa mund të jetë vlera e taksës saktësisht. Mirëpo, ajo do të jetë shumë e volitshme, sepse Qeveria e Kosovës nuk do ta rëndojë në asnjë moment xhepin e qytetarëve, ka thënë Nitaj.
Ai bëri të ditur se aktualisht Qeveria e Kosovës për mirëmbajtjen e autostradës shpenzon 2.6 milionë euro për dy vjet.