Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë shërbimet e përbashkëta të policimit rrugor
Prizren, 29 maj - Policia e Republikës së Kosovë ka bërë të ditur se sot me në Drejtorinë Rajonale të policisë në Prizren, do të nënshkruhet “Memorandum bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor mes policisë së Kosovës dhe policisë së shtetit Shqiptarë ne territorin e republikës se Shqipërisë”.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Shqiptarë Ardi Veliu.