Kosova dhe Hungaria të thellojnë bashkëpunimin
Prishtinë, 2 gusht - Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hanefi Muharremi, priti në një takim pune, një delegacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë: Balint Tombor, këshilltar politik, Adam Szucs, këshilltar politik dhe Gergeley Tamas, sekretar i parë, atash për ekonomi në ambasadën e Hungarisë në Kosovë. Gjatë këtij takimi u bisedua për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Hungarisë në lëmitë që i takojnë Ministrisë së Infrastrukturës.
Zëvendësministri Muharremi në cilësinë e nikoqirit i informojë mysafirët për korpusin ligjor që i rregullon çështjet e investimeve në infrastrukturësn rrugore, hekurudhore etj. Në këtë takim u bisedua edhe rreth projektit Toll service i cili mundëson grumbullimin e mjeteve financiare për shfrytëzimin e rrugëve në Republikën e Kosovës. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore si dhe u dakorduan që kontaktet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.